Aksident në Berat, motori përplas turisten

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 18:24 | Kronikë

Aksident në Berat, motori përplas turisten

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së mërkurës në qendër të qytetit të Beratit, ku një motor ka hyrë mes një grupi turistësh.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i motorit dhe një turiste nga Nepali, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos