Nga sot, gjyqet në bojkot. Avokatët solidarizohen me kolegun Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua

Nga Armand Bajrami
5 Qershor 2024, 12:45 | Kronikë

Në shenjë solidarizimi për kolegun e tyre të dhunuar, Sokol Mëngjesi, por edhe për trajtimin e avokatëve nga politika dhe institucionet e drejtësisë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi të bojkotojë seancat gjyqësore për tri ditë, duke nisur nga e mërkura.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kreu i dhomës drejtoi gishtin e akuzës ndaj atyre që sipas tij janë shkaktarë të situatës. 

Avokatët shprehën rezerva ndaj Reformës në Drejtësi, duke pretenduar se drejtësia e re është diskriminuese ndaj avokatëve. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli i Përgjithshëm ngriti një komision që do të përgatitin një platformë për dërgim në Komisionin e Ligjeve me propozim për ndryshime në ligjet për avokatët, në lidhje me ecurinë e proceseve gjyqësore.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos