Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me shkresë zyrtare partive politike, ku shpreh dëshirën për të shtrirë votimin dhe numërimin elektronik në disa bashki të vendit, për zgjedhjet lokale të vitit tjetër.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale. Për këtë arsye, çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike. Në këtë kuadër, KQZ kërkon shprehimisht që partitë politike të paraqesin qëndrimin e tyre lidhur me mundësinë e zhvillimit të votimit dhe numërimit elektronik përzgjedhjet vendore të vitit 2027, në disa bashki të mëdha, kohë përpara procesit zgjedhor”.
Celibashi fton partitë politike në tryezë konsultimesh të premten 9 Tetor, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare, PD kishte shprehur rezerva ndaj kësaj teknologjie, me frikën se mund të manipulohej. (A2 Televizion)