PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, PD jep sinjalin e parë: Po cenoni edhe reformën elektorale

Nga Fjorela Beleshi
2 Tetor 2026, 16:59 | Politikë

PS nuk heq dore për ndarjen e territorit me 46 bashki, duke e lajmëruar që të hënën miratohet në parim dhe nen për nen, ndërsa më 8 tetor në parlament. Ndërsa demokratët dhanë sinjalin e parë, për prishjen e dialogut politik edhe në reformën zgjedhore.

“Kjo miratohet me 8 tetor...shkoni në kushtetuese”, deklaroi Ulsi Manja.

Pas këtij pohimi të kryetarit të komisioneve të ligjeve çdo debat nga deputetët do të ishte thjesht procedurë, për shkakun se Ulsi Manja e bëri të qartë se as kundërshtitë e opozitës, as të këshillave bashkiakë, kryebashkiakëve apo protestat e qytetarëve nuk do ta bënin PS të tërhiqej nga projekti për ta ndarë territorin në 46 bashki.

Demokratët këmbëngulën, por sukses që ta ndalonin mazhorancën, madje socialisti që drejton komisionin e ligjeve gjeti kohë edhe të bënte shaka me shkrirjen e15 bashkive.

Nismëtari socialist Arbjan Mazniku tregoi rezultatin e konsultimeve dhe vendimet e bashkive, ndërsa sfidoi opozitën që t’i thotë një shërbim që largohet nga qytetarët.

Për diversion politik, mazhoranca futi edhe sherrin brenda PD, duke ngritur dyshime se Berisha i la rrugëve bashkitë e djathta duke mos e bërë propozimin në të njëjtën kohë me PS.

Deri të hënën në komisionin e ligjeve kur pritet të miratohet drafti i PS për hartën territoriale në parim dhe nen për nen, Mazniku duhet të pajisë me të gjitha dokumentet e konsultimit deputetët e Ligjeve.  Më pas në seancën e 8tetorit për të marrë minimalisht 84 kartonë jeshile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos