Reforma drejt miratimit, banorët e Memaliajt dhe Fushë Arrësit protestë te Kuvendi

Nga Anesti Barjamemaj
2 Tetor 2026, 16:52 | Politikë

Teksa në Komisionin e Ligjeve deputetët po diskutonin për reformën territoriale, banorët e Memaliajt dhe Fushë Arrësit  protestuan para kryesisë së kuvendit duke kundërshtuar shkrirjen e bashkive.

Mes tyre ishin dhe kryebashkiakët  ndërsa me pankarta në duar treguan arsyet se përse nuk pranojnë projektin e mazhorancës

Protesta përgjithësisht u zhvillua e qetë, por tensionet u rritën kur deputeti socialist Erion Braçe hyri në godinën e kryesisë.

Thirrjet e protestuesve kundër tij nuk janë pranuar nga deputeti, i cili u përplas fizikisht me ta dhe u desh ndërhyrja e Tritan Shehut për të qetësuar tensionin.

Pas sherrit me Braçen, banorët vijuan sërish protestën por policia ndryshoi qasje ndaj tyre duke u kërkuar që të largoheshin nga trotuari

Pas minutave të tëra përplasje, mes protestuesve mbërritën edhe deputetët demokratë.

Negociatat e ligjvënësve me uniformat blu duket se ishin të frytshme pasi policët lejuan zhvillimin e protestës paqësore në trotuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos