Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Kukësit rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se një motor triçikël është përplasur me një automjet, shkruan A2 CNN.
Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i motorit, një shtetas 51-vjeëar, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital.
Policia ka arrestuar drejtuesin 20-vjeçar të automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.
Policia rrugore dhe shërbimet e tjera kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Kukës-Aksidentoi me pasojë vdekjen, një 51-vjeçar, vihet në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti i këtij shtetasi.
Rreth orës 07:00, në rrugën e Prizrenit, shtetasi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç, i cili ka humbur jetën, në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kane arrestuar shtetasin A. B., drejtues i automjetit qe shkaktoi aksidentin.
në vendngjarje grupi hetimor, po punon për dokumentimin e rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit. (A2 Televizion)