Digjet xhamia në Bulqizë, të paqarta shkaqet

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 07:54 | Kronikë

Digjet xhamia në Bulqizë, të paqarta shkaqet

Një objekt kulti është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, për motive ende të paqarta.

Bëhet fjalë për xhaminë e Shupenzën e cila, si pasojë e një zjarrit rreth orës 06:00 të mëngjesit, është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse ai ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos