Aksident në Lezhë, një nga mjetet shkrumbohet nga flakët

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2024, 10:15 | Kronikë

Aksident në Lezhë, një nga mjetet shkrumbohet nga flakët

Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në Lezhë, pasi është përplasur me një tjetër makinë.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Rrilës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 09:20, tek kryqëzimi i Rrilës janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T. Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale”, informon policia.

Grupi hetimor sakaq ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos