Tiranë, arrestohet një 42-vjeçar për armëmbajtje pa leje

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2024, 11:21 | Kronikë
Tiranë, arrestohet një 42-vjeçar për armëmbajtje pa

Policia e Komisariatit Nr. 3 finalizoi operacionin e koduar “Gun”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 42 vjeç, banues në rrugën “Princ Vidi”, shkruan A2 CNN.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë zbuluan dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe një sasi municioni luftarak. Këto u morën në cilësinë e provave materiale.

Operacioni u realizua bazuar në informacione të marra në rrugë operative, si pjesë e angazhimit të Policisë së Shtetit për parandalimin e veprimtarive të paligjshme që lidhen me armët pa leje.

Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila pritet të ndjekë procedurat përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos