Aksident në aksin Berat-Dimal: Makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Nga Çaku Tafa
30 Nëntor 2024, 13:32 | Kronikë

Aksident në aksin Berat-Dimal: Makina përplaset me shtyllën e

Mesditën e sotme, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Berat-Dimal, ku një automjet tip Toyota Auris, me targë AB 462 MH, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike të tensionit të lartë, shkruan A2 CNN.

Drejtuesi i automjetit, Dhimitër Pupa, ka shpëtuar pa lëndime serioze, por është shoqëruar në Spitalin Rajonal të Beratit për një kontroll të detajuar mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë këqyrjen e vendit dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE kanë nisur riparimin e dëmtimit të shkaktuar nga përplasja, për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos