Moti i keq, del nga rruga një automjet në segmentin Morinë-Kukës

Nga Ervin Mehmeti
30 Nëntor 2024, 22:17 | Kronikë

Moti i keq, del nga rruga një automjet në segmentin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin Morinë-Kukës. Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur “ish-Uzina e Bakrit” sa kalon urën mbi lumin “Luma”.

Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një automjet tip “Golf” pa targa, ngjyrë blu që ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq dhe në momentin e përplasjes janë hapur dy “airbag-ët” e mjetit.

Po ashtu janë çarë dy gomat e para dhe ka dëme materiale para automjetit. Në urgjencën e Kukësit nuk ka mbërritur asnjë i plagosur.

Policia rrugore dhe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit qe mund te jete shkaktuar nga lagështia ne rruge si dhe për të bërë të mundur edhe identifikimin e drejtuesit të saj i cili pas aksidentit dyshohet se ka braktisur mjetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos