Aksident në Librazhd, përplasen dy makina

Nga A2 CNN
10 Tetor 2024, 18:17 | Kronikë

Aksident në Librazhd, përplasen dy makina

Dy makina janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.

Sipas të dhënave paraprake, shkruan A2, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen I. H., 32 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos