SPAK i ka dhënë vetes edhe 1 muaj kohë për të “qepur” dhe dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmenit Fatmir Bektashi.
SPAK mori zyrtarisht të pandehur Sali Berishën në 11 shtator të këtij viti dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit "Partizani".
Me një dosje prej 500 faqesh prokurorët e SPAK akuzojnë ish-kryeministrin për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)