Aksident në Librazhd, plagosen 4 anëtarë të një familje

Nga A2 CNN
22 Gusht 2024, 13:31 | Kronikë

Aksident në Librazhd, plagosen 4 anëtarë të një familje

Katër anëtarë të një familje nga Maqedonia e Veriut mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Librazhd-Elbasan.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Kthesat e Murrashi, ku mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përplas me një makinë tjetër.

Drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta.

Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos