Dhunuan rojën e kishës në Ksamil dhe tentuan të vjedhin para e sende me vlerë, arrestohen autorët me precedentë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2025, 11:38 | Kronikë

Dhunuan rojën e kishës në Ksamil dhe tentuan të vjedhin para

Dy persona janë arrestuar në Ksamil pasi tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit. Policia njofton se gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

“Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në kuadër të operacionit “Fortuna”, u kapën në flagrancë gjatë përpjekjes për t’u larguar, dy autorët e dyshuar, shtetasit: E. Sh., 39 vjeç, banues në Sarandë; G. M., 49 vjeç, banues në Sarandë”.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.

Njoftimi i Policisë Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetas që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes.

Dy të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas marrjes së njoftimit, më datë 01.02.2025, rreth orës 17:00, se dy persona po tentonin të vidhnin sende dhe vlera monetare në një kishë në Ksamil, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në kuadër të operacionit “Fortuna”, u kapën në flagrancë gjatë përpjekjes për t’u larguar, dy autorët e dyshuar, shtetasit:

                •             E. Sh., 39 vjeç, banues në Sarandë;

                •             G. M., 49 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët e dyshuar kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin dhe kapjen, janë autorë edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë vjedhur sende të ndryshme dhe vlera monetare.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos