Aksident në Pogradec, makina del nga rruga

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 18:40 | Kronikë

Aksident në Pogradec, makina del nga rruga

Një aksident rrugor, fatmirësisht pa fatalitete është regjistruar pasditen e së premtes në fshatin Nizhavec, shumë pranë Pogradecit.

A2 CNN raporton se shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.    

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos