Një makinë është shkrumbuar totalisht në zonën e njohur si Kalaja, në aksin rrugor Vlorë-Orikum.
Makina e llojit “Citroen” ishte duke udhëtuar në drejtim të Orikumit kur ka shpërthyer në flakë. A2 mëson se makina fillimisht ka nxjerrë tym nga kondicionieri dhe më pas është djegur totalisht.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ia ka dalë të largohet në kohë nga mjeti. (A2 Televizion)