Personi me probleme të shëndetit mendor bën për spital policin

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 14:48 | Kronikë

Personi me probleme të shëndetit mendor bën për spital

Një polic ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga një person me probleme të shëndetit mendor, raporton A2.

Mëngjesin e së premtes, policia ka marrë njoftim se në fshatin Koçanaj, shtetasi E. V., 45 vjeç, po shkatërronte orenditë në banesën e tij. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në adresën e dhënë për të neutralizuar shtetasin E. V. Gjatë rrugës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin E. V. duke ecur me këmbë dhe kanë ndaluar për ta shoqëruar. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi E. V. ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin e Policisë A. M.

Punonjësi i Policisë po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndërsa shtetasi E. V., pas mjekimit në spitalin e Tropojës, është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos