Aksident në Spitallë, makina përplas të moshuarën te vijat e bardha

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 19:20 | Kronikë

Aksident në Spitallë, makina përplas të moshuarën te

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Spitallës.

Një i ri duke drejtuar automjetin e tij ka goditur një kalimtare pranë vijave të bardha.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se e moshuara rreth moshës 75-vjeçare ka thyer këmbët dhe është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos