Aksident në Tepelenë, përmbyset automjeti, shoferi dërgohet në spital

Nga Rigels Malile
20 Qershor 2025, 23:03 | Kronikë

Aksident në Tepelenë, përmbyset automjeti, shoferi dërgohet

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë–Këlcyrë, në kthesën pranë fshatit Mezhgoran. Automjeti tip Volkswagen, me targa AB100BR, i drejtuar nga shtetasi H. L., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, shkruan A2 CNN.

Aksident në Tepelenë, përmbyset automjeti, shoferi dërgohet

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për trajtim të specializuar.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos