Pa patentë në timon, plagosen 3 të mitur në Fier

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 22:09 | Kronikë

Pa patentë në timon, plagosen 3 të mitur në Fier

Tre djem të mitur kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e së premtes, në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Plyg ku mjeti me të cilin udhëtonin tre djemtë ka dalë nga rruga.

Mësohet se makina drejtohej nga një 15 vjeçar, i cili nuk posedonte leje drejtimi. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur bashkë me dy shokët e tij 13 dhe 14 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohë që të miturit u dërguan në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos