Pensioni nuk mjafton, rreth 145 mijë të moshuar ende në punë

Nga Mario Brakaj
4 Tetor 2026, 11:13 | Sociale

“Në pension dhe në punë. Përndryshe 112 mijë lekë nuk më dalin as për ilaçe.”

Violeta është vetëm një nga 144 mijë e 955 shqiptarët që punon edhe pse tashmë në të 64-at e saj. Në krahasim me një vit më parë, kur ishin 131.2 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, numri është rritur me rreth 13 mijë e 7 00 persona, ose 10.5 për qind.  

“Për pensionistët që nuk kanë përkrahje janë burrë dhe grua kanë një fëmijë duhet ta kenë pensionin mbi 400 mijë lekë. Të ua ngrejë shteti pensionet edhe të jetojë mirë, edhe jeton po edhe punon ai se ka para”, shprehet një qytetare.

Të punosh një jetë për të mos marrë në fund atë që meriton. Ky është fati i pjesës dërrmuese të shqiptarëve që dalin në pension. Dokumente të shkatërruara, arkiva të djegura, regjistra të humbur, listëpagesa që nuk gjenden. Të njëjtin fat pati edhe Violeta.

“Janë këto justifikimet që gllabërojnë ato pak pensione që u takojnë këtyre njerëzve pas dekadash rropatje. Alternativat janë: zvarritu nëpër gjyqe ose prano atë që të jepet”, tha ajo.

Pas indeksimit të pensioneve nga 1 korriku, të moshuarit dhe shtresat në nevojë pritet të marrin edhe ca para më tepër. Qeveria është duke diskutuar për hartimin e një pakete ndihme të ngjashme me ato të rezistencës sociale apo solidaritetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos