Aksident në Vlorë, një e plagosur

Nga Edi Ruçi
9 Shkurt 2026, 09:14 | Kronikë

Aksident në Vlorë, një e plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën.

Burimet nga policia bëjnë me dije për A2CNN se pranë fshatit Alikokë dy makina janë përplasur. Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë.

Si rrjedhojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Ajo raportohet të ketë plagë të shumta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos