Aksident tragjik në Peqin, 2 të rinj humbin jetën

Nga Belinda Ruçaj
31 Gusht 2025, 07:55 | Kronikë
Aksident tragjik në Peqin, 2 të rinj humbin jetën

Një aksident i rëndë, me dy viktima, ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë urës së Teqes, raporton A2 CNN. Mjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Në automjet ndodheshin dy persona, Gabriel Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Të dy të rinjtë u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur "Ura e Teqes", Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos