Aksident tragjik në Portin e Durrësit, kamioni përplas për vdekje një 62-vjeçar nga Kosova

Nga A2 CNN
28 Korrik 2026, 16:54 | Kronikë

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, kamioni përplas për

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin para skanerit, ku shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se ka goditur aksidentalisht shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë.

62-vjeçari, drejtues i një kamioni tjetër, po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për t'iu nënshtruar kontrollit në skaner, kur është përplasur nga kamioni, shkruan A2CNN. 

Si pasojë e goditjes, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i kamionit, 49-vjeçari N. M., është shoqëruar në Komisariat, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos