Aksidenti fatal në Gjermani, policia konfirmon: Tre prej viktimave janë shqiptarë!

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 15:15 | Kronikë
Aksidenti fatal në Gjermani, policia konfirmon: Tre prej viktimave
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat gjermane kanë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Hafencity të Hamburgut në Gjermani, ku pesë persona mbetën të vdekur teksa punonin.

Sipas policisë, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial ishin shqiptarë. Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurve janë siguruar nga policia, por nuk janë publikuar.

Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë. Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë.

Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos