Zyrtarë të SPAK në SHBA, takime me DASH, DEA e FBI! Mes tyre dhe prokurorët e dosjes “Berisha”

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 11:43 | Kronikë

Zyrtarë të lartë të SPAK-ut kanë marrë pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë.

Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).

Referuar njoftimit të bërë nga Ambasada Amerikane në profilin e tyre në Facebook, prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës.

Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos