Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 10:42 | Kronikë

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona mbetën të plagosur rëndë.

Sipas hetimeve, shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., i cili është larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve procedurale është bërë i mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 45 vjeç, banues në Itali, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos