Aksident në aksin rrugor që të çon drejt zonës së Zvërnecit.
Tre automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa dy persona, një prej të cilëve fëmijë, që udhëtonin në automjetin e parë me targa italiane janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës, shkruan A2.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje teksa ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Nga informacionet e para mësohet se dy personat e plagosur në aksident ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nga aksidenti ka patur dëme materiale në të tre automjetet e përfshirë në aksident.
(A2 Televizion)