Plagosja me armë zjarri e 27-vjeçarit në Tiranë, policia arreston 3 persona

Nga A2 CNN
9 Gusht 2025, 14:26 | Kronikë

Plagosja me armë zjarri e 27-vjeçarit në Tiranë, policia

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të një 27-vjeçari në Tiranë, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”.

Blutë e kryeqytetit kanë identifikuar 4 shtetas dhe kanë arrestuar 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 27-vjeçari.

"U arrestuan shtetasit B. N., 47 vjeç dhe A. Ll., 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”; u arrestua shtetasi I. K., 51 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; u shpall në kërkim shtetasin S. N., 35 vjeç", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasit B. N., 47 vjeç, A. Ll., 42 vjeç dhe S. N., 35 vjeç , gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin R. Ç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi I. K., 51 vjeç, nuk ka kallëzuar për ngjarjen. Gjithashtu, gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar lehtë me sende të forta, shtetasi G. Sh., 42 vjeç, i cili ishte në shoqërinë e të dëmtuarit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos