Një prej 3 të miturve të plagosur këtë të mërkurë, pasi u përplasën nga një makinë teksa po udhëtonin me monopatina, ndodhet në gjendje të rëndë, raporton A2 CNN.
11-vjeçari J.N, i cili ka marrë goditje në kokë si pasojë e aksidentit, është në reanimacionin e Spitalit të Traumës.
Ndërsa dy të miturit e tjerë, 11-vjeçari O.A. dhe 9-vjeçari E.S. janë në gjendje të qëndrueshme.
Aksidenti ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Përmes një njoftimi, Policia bëri të ditur se një 41-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)