“Blloku 33”, një tjetër i arrestuar për shpërndarje droge në lokalet e natës

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 10:41 | Kronikë

“Blloku 33”, një tjetër i arrestuar për

Policia e Tiranës ka bërë me dije se vijon megaoperacioni antidrogë i koduar “Blloku 33”, i fokusuar në goditjen e shpërndarjes së narkotikëve në zonat e natës dhe lokaleve të kryeqytetit.

Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar së fundmi një tjetër shtetas i shpallur në kërkim. Falë administrimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, lokalizuan dhe arrestuan në zonën e Kasharit shtetasin A. B., 33 vjeç, shkruan A2 CNN.

Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Me këtë arrestim, numri total i personave të ndaluar në kuadër të operacionit “Blloku 33” shkon në 27, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e edhe 6 shtetasve të tjerë, të cilët janë ende në kërkim për të njëjtën veprimtari kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos