Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një 41-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan A2 CNN.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)