Policia e Tropojës ka arrestuar 18-vjeçarin e dyshuar si autor i plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dojan. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
I riu u kap dhe u vu në pranga si pjesë e hetimeve të vijueshme për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN.
Në kuadër të hetimeve, u arrestua edhe një 21-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka njoftuar autoritetet.
Ndërkohë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe vetë 23-vjeçari i plagosur, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis. (A2 Televizion)