Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kolegji Penal vendosi të mos pranojë rekursin e tij, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë në 30 qershor Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme vijon shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për shfuqizim të masës, në të cilën qëndron prej nëntorit 2023.
Kujtojmë se Malltezi akuzohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, dosje për të cilën akuzohet edhe ish-kryeministri Berisha.
Malltezi fillimisht u arrestua për këtë çështje, por më pas për të u vendos masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. (A2 Televizion)