
Prokuroria e Fierit akuzoi shtetasin italian, Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila-s, si përgjegjës për ngjarjen e 8 gushtit në Levan, ku gjatë një aksidenti u plagosën rëndë 5 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë.
Ditën e sotme, në një konferencë për median, avokatet shqiptarë dhe italianë të tij, pretenduan pafajësi për D'Angelon, raporton A2CNN.
Sipas tyre, ndryshe nga sa konstatuar Prokuroria, automjeti i drejtuar nga D'Angelo është kthyer në të majtë në drejtim të një restoranti, në një vend me vija të ndërprera në rrugë (i lejueshëm për ndërrim korsie) dhe se ka qene automjeti tjetër, që ka ardhur me shpejtësi shumë të lartë. (A2 Televizion)