Akuzohet për ”gjobëvënie”, lihet në burg Elio Laze

Nga Armand Bajrami
16 Shkurt 2026, 12:42 | Kronikë

Akuzohet për ”gjobëvënie”, lihet në burg Elio

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Elio Lazes, administrator i një portali, i akuzuar për “gjobëvënie”.

Laze u arrestua më 12 shkurt, pas kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga ai. Laze u vu në pranga teksa në zyrën e portalit që administronte, në Tiranë, i mori 5000 euro akuzuesit.

37-vjeçari dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme.

Policia dyshon se në këtë skemë përfshihen edhe persona të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos