Aksidentohet motoçikleta në Pogradec, plagoset drejtuesi

Nga Artin Halili
21 Gusht 2024, 19:58 | Kronikë

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, pranë tuneleve panoramikë.

Paraprakisht mësohet se drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe për pasoj ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe fytyrës.

I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e mjekëve.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos