Plagosje me thikë në Gjirokastër, në kërkim 25-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 16:15 | Kronikë

Plagosje me thikë në Gjirokastër, në kërkim

Një 38-vjeçar është plagosur me thikë në Gjirokastër.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç, dyshohet se ka plagosur thikë shtetasin D.S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos