Durrës, adoleshenti përplas për vdekje 50-vjeçarin

Nga Elitjona Doko
5 Prill 2025, 17:21 | Kronikë

Durrës, adoleshenti përplas për vdekje 50-vjeçarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi rreth të 50-ve ka ndodhur në aksin rrugor që të çon drejt Fshatit Rinia.

Një adoleshent që po drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një person, që po peshkonte aty pranë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, i riu nuk ka mundur të marrë siç duhet kthesën dhe për pasojë ka aksidentuar 50-vjeçarin, që së bashku me një tjetër të njohur po peshkonte në atë zonë.

Për shkak se nuk ka mundur të frenojë në kohë, makina ka përfunduar e përmbysur në kanal, ndërsa adoleshenti ka arritur të kërcejë në kohë nga mjeti.

Durrës/Informacon paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos