Makina përplas këmbësoren në Pogradec, gruaja në gjendje të rëndë

Nga Artin Halili
5 Prill 2025, 18:02 | Kronikë

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, gruaja në

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së fshatit Bulgarec, aty ku një këmbësore ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës kur është goditur nga një mjet, duke e lënë të plagosur rëndë.

E dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe ndodhet në sallën e reaminacionit, nën kujdesin e shërbimit mjekësor, shkruan A2.

Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit të përshirë në këtë aksident e për këtë po kontrollohen gjithë kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë aksit rrugor nacional.

Burime nga spitali janë të rezervuar për gjendjen e të plagosurës.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor "Maliq-Korçë", në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.

65- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos