
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie në Komisariatin e Policisë Maliq i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq - Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. (A2 Televizion)