
Një aksident i trefishë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare në Vlorës. A2 CNN mëson se në aksident janë përfshirë tre automjete; një Opel, Mazda dhe një Benz.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës mjeti Opel ka frenuar në moment të fundit përpara vizave të bardha për të kaluar një këmbësor dhe më pas dy automjetet e tjera që kanë qenë nga pas kanë goditur Opelin dhe janë përplasur me njëri-tjetrin.
Brenda dy automjeteve të para ndodheshin turistë të huaj, të cilët udhëtonin në grup. Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë pasagjerja që ndodhej në mjetin e dytë të llojit Mazda. A2 CNN raporton se ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, pasi është plagosur në këmbë.
Kjo ka shkaktuar trafik të automjeteve, ndërkohë që policia rrugore po bën të mundur orientimin e qarkullimit në shëtitore. (A2 Televizion)