Arrestohet 53-vjeçari në Fier i dënuar për trafikim veprash arti

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 10:24 | Kronikë

Arrestohet 53-vjeçari në Fier i dënuar për trafikim

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë ndaluar një 53-vjeçar. Ndaj Shpëtim Kalemit, Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas Policisë, 53-vjeçari akuzohet se para dy vjetësh ka bashkëpunuar në trafikimin e veprave të artit dhe kulturës, ndërsa në banesën e tij ka mbajtur lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos