Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit, në pranga 33-vjeçari Nevzat Spaho

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 09:28 | Kronikë

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit,

Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.

Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit, shkruan A2.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kapja e Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos