Aksidentoi për vdekje të miturën sllovake, arrestohet drejtuesi i mjetit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 09:44 | Kronikë

Aksidentoi për vdekje të miturën sllovake, arrestohet drejtuesi i

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 18-vjeçarin G.GJ. i cili mbrëmjen e kaluar përplasi me makinë për vdekje një të mitur nga Sllovakia, në zonën e Gjirit të Lalzit.

Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor “Maminas - Gjiri i Lalzit” teksa vajza e mitur ishte duke kaluar rrugën.

Pavarësisht se u dërgua në spital, 8-vjeçarja S.S. nuk mundi të mbijetonte.

Policia njofton se e mitura nga Sllovakia kishte ardhur për të kaluar pushimet me familjen në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos