Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në burg.
Të akuzuarit e SPAK për një nga ngjarjet e bujshme kriminale në vend, vrasjen e Fatbardh Licit, i kanë bërë rekurs vendimeve që i kanë lënë në paraburgim përmes avokatit të tyre, Sokol Tahiraj.
Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur vite më parë në Shkodër dhe është konsideruar si një nga krimet me sfond të fortë hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale.
Të pandehurit kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit, duke pretenduar për shkelje procedurale dhe mungesë provash të mjaftueshme në procesin ndaj tyre, shkruan A2 CNN.
Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e tyre në seancat e ardhshme dhe të marrë një vendim lidhur me këtë çështje. (A2 Televizion)