Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 14:01 | Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së. Ngjarja ndodhi në 30 prill në lokalin e 38-vjeçarit, kur punonjësja e OSHEE-së që kishte shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OSHEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike", njofton Policia.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos