Aksident në Pogradec, një vajzë përfundon në spital me fraktura

Nga Artin Halili
14 Shkurt 2026, 18:31 | Kronikë

Aksident në Pogradec, një vajzë përfundon në spital me

Një mjet ka përplasur një këmbësore në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec.

E plagosur ka mbetur një vajzë e cila u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.

Raportohet se ajo ka marrë goditje në kokë dhe fraktura të tjera.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga "blutë" lidhur me ngjarjen në fjalë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos