Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Nga Xhensila Kodra
18 Mars 2025, 22:51 | Kronikë

Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Ai u ekstradua nga autoritetet spanjolle, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Pavarësisht se Lulzim Berisha kundërshtoi ekstradimin e tij, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që të pranojë kërkesën e autoriteteve tona për sjelljen e tij e për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor të vitit 2023. Ai jetonte në qytetin e Alicante nën një identitet të rremë, teksa në Shqipëri rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos